fbpx

Grupet e punës arritën marrëveshje që ndryshime të ketë në RTVM, AIM dhe Agjencinë e mediumeve

-

Partitë politike në takimin e sotëm të grupit të punës, kanë arritur marrëveshje për kornizën në të cilën do të bëhen reformat në mediume dhe kanë arritur marrëveshje që kjo të përfundoj deri më datën 20 të këtij muaji.

Siç thonë nga grupet e punës, do të shqyrtohen çështjet e Agjencisë së mediumeve, RTVM, Ligjit për mediume dhe Agjencia informative maqedonase.

“Pozicionet tona do t’i tregojmë në grupin e punës, por pas përmbushjes së këtij obligimi të marrëveshjes, pres të kemi mediumet që do të informojnë në përputhje me pozicionin ligjor dhe sipas etikës dhe standardeve gazetareske. Kjo duhet të arrihet sepse paraqet bazë për zgjedhje të lira dhe korrekte demokratike” thotë Robert Popovski, anëtari i grupit të punës së LSDM-së.

Pritet partitë politike të arrijnë marrëveshje për përbërjen e re të Këshillit të Agjencisë së mediumeve, të ndërrohet kryesia e RTVM-së si dhe të AIM, me çka këto organe do të liroheshin nga ndikimi i partisë në pushtet ndërsa një prej temave të nxehtë do të jetë ndalesa për reklamimin politik.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.