fbpx

Grupet e punës: Prokurori special anuloi ligjet e zgjedhjeve

-

Grupet e punës të partive politike për Marrëveshjen e Przhinos, në mënyrë intensive bisedojnë rreth emërimit të prokurorit special publik, mëson “Meta” nga burime të përfshira në ekipet biseduese. Për këtë janë bllokuar takimet për ligjet e zgjedhjeve, që sipas paralajmërimeve, duhet të vazhdojnë sot në Klubin e deputetëve.

Sipas të dhënave që i posedojmë, ka zhvendosje të vogël rreth bisedimeve për prokurorin special dhe ai do të emërohet sipas ligjeve ekzistuese, por me ndryshimin dhe plotësimin e ligjit.

Siç mësohet, në lidhje me ligjet e zgjedhjeve është arritur avancim i vogël rreth regjistrimit aktiv të votuesve, me regjistrim obligativ. VMRO DPMNE thonë burimet tona, është dakorduar që të ketë regjistrim aktiv të votuesve, por edhe më tej nuk prononcohen rreth asaj a duhet të jetë obligativ apo jo. PDSH edhe më tej qëndron në propozimin e vet, apo regjistrimi i votuesve në listën zgjedhore të jetë i kombinuar. Kjo sipas burimeve tona, në afat prej 4 muajve, dy muaj të bëhet regjistrim në terren me qytetar të moshës madhore, prej derës në derë ndërsa dy muajt tjerë të lihet hapësirë për regjistrim obligativ.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.