Ka filluar takimi i ri i grupeve të punës për Marrëveshjen e Przhinos rreth listës zgjedhore, KSHZ-në dhe votimin e Diasporës.

Krahas përfaqësuesve tanimë të njohur prezent në takim është edhe eksperti belg, Piter van Hojte.

Sipas njohurive tona, sot pritet të arrihet avancim më i madh rreth regjistrimit aktiv të votuesve për zgjedhjet të parakohshme parlamentare që do të mbahen në prill të vitit 2016-të.

Deri më tani është zgjidhur çështja e emërimit të anëtarëve të KSHZ ndërsa partitë politike janë shumë larg marrëveshjes për votimin e Diasporës.