fbpx

Qytetarët kanë shpenzuar 169.2 milionë euro onlajn, po rritet besimi në dyqanet vendase

-

Sipas të dhënave për transaksionet e realizuara gjatë vitit 2019, të publikuara në ueb faqen e  Bankës Kombëtare, numri dhe vlera e porosive dhe blerjeve onlajn të realizuara gjatë vitit të kaluar tregon se tregtia elektronike në vend po rritet, thuhet në analizën e Filip Çizhbanovski, u.d. Kryetar i Asociacionit për e-tregti të Maqedonisë, transmeton Meta.

Në analizë thuhet se gjatë vitit 2019, janë realizuar gjithsej 6.727.051 onlajn transaksione në vend dhe jashtë saj, krahasuar me 5.435.385 onlajn transaksione gjatë vitit 2018, që është rritje prej 23.8 %. Sa i përket vlerës, edhe aty ka rritje.

“Në vitin 2019, vlera e transaksioneve të realizuara në pikat virtuale të shitjes në vend dhe jashtë saj është 176 milion euro që krahasuar me vitin 2018 kur janë realizuar 139 milionë euro, është një rritje prej 26.6 %. Qytetarët kanë shpenzuan 169.2 milionë euro në internet te  onlajn  tregtarët vendas dhe të huaj. Qytetarët vitin e kaluar fituan gjithnjë e më shumë besim në tregtinë elektronike dhe onlajn porositë, ndërsa kjo mund të shihet nga rritja e numrit dhe vlerës së onlajn transaksioneve me kartelat vendase, te onlajn tregtarët vendas dhe të huaj. Përkatësisht, gjatë vitit 2019, qytetarët me kartelat vendase kanë shpenzuar gjithsej 169.2 milion euro në internet, që është rritje prej 35.5 milionë euro (26.5 %) krahasuar me një vit më parë ”, thuhet në analizë.

Në analizë, vihet në pah gjithashtu se numri i transaksioneve drejt onlajn dyqaneve të huaja dhe drejt atyre vendore është pothuajse identik. Është rritur gjithashtu numri i dyqaneve të hapura rishtazi në Maqedoni, e me atë ka edhe ofertë më të madhe të produkteve dhe shërbimeve që ofrohen nga ndërmarrjet vendase.

“Konkretisht, 50.2 % e vlerës së onlajn transaksioneve të realizuara me kartelat e pagesave të lëshuara në Maqedoni janë derdhur jashtë vendit, përkatësisht ato janë realizuar te tregtarë jashtë Maqedonisë, ndërsa 49.8 % e onlajn transaksioneve janë realizuar tek onlajn tregtarët në Maqedoni. Mund të konkludojmë se furnizimi i shtuar në tregun e brendshëm arrin të plotësojë nevojat onlajn e blerësve në Maqedoni dhe kështu mundëson që, në vend se këto para të dredhen jashtë, të mbeten te ndërmarrjet vendase që shesin në internet. Numri i onlajn transaksioneve, të realizuara në vitin 2019, në dobi të pikave virtuale për shitje në Maqedoni kanë shënuar rritje prej 41.6 përqind në krahasim me vitin 2018. Ajo që është veçanërisht e rëndësishme për tregtarët elektronikë nga Maqedonia është se gjatë vitit 2019 janë realizuar gjithsej 170.390 transaksione nga mbajtësit e kartelave për pagesës nga banka të huaja në dobi të ndonjë tregtari vendas, përkatësisht, të shprehur në vlerë, gjithsej 6.85 milionë janë derdhur në Maqedoni në emër të onlajn blerjeve nga jashtë,” shtohet në analizë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.