fbpx

Qindra qytetarë dolën në protestën “Sa këpucë ngelën të pambathura”

-

Disa qindra qytetarë sot u grumbulluan para Qeverisë së RM-së në protestën “Sa këpucë mbetën të pambathura? që e organizoi OJQ-ja “Meritojmë më mirë”.

“Edhe krahas motit me shi këtu para Qeverisë janë grumbulluar qindra qytetarë dhe rreth 1000 palë këpucë, që të shprehim revoltën tonë për shkak të ekzodusit modern, shpërnguljes masovike nga Maqedonia. Këtë e tregojnë të dhënat e Bankës Botërore” thotë Ines Efremova nga “Meritojmë më mirë”.

Nga kjo nismë civile, problemin me shpërnguljen e detektojnë në politikat e këqija qeveritare që kanë kontribuuar për përkeqësimin e gjendjes ekonomike si dhe ndaj kushteve të përgjithshme shoqërore.

Qytetarët e grumbulluar, duke vendosur këpucët e të afërmve të tyre të shpërngulur, kërkuan pushteti të ndërmerr masa për përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe shoqërore në vend dhe me këtë të pengoj shpërnguljen masovike nga Maqedonia.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.