fbpx

Qeveria të shpallë gjendje të jashtëzakonshme klimatike në nivel vendi, kërkuan Fridays for Future

-

Me protestë para Qeverisë, ekologët e Lëvizjes për të drejtat klimatike “Të premtet për të ardhmen” (Fridays for future”) sot e filluan javën e protestave dhe aktiviteteve për ngritjen e vetëdijes për urgjencën e zgjidhjes së problemit për ndryshimet globale klimatike, transmeton Meta.mk.

Foto: Vanço Xhambaski
Foto: Vanço Xhambaski

Tubimi sot ishte pjesë e rrjetit më të madh të deritanishëm të 5 mijë protestuese të premte global me më shumë se qindra mijëra pjesëmarrës në metropolet më të mëdha botërore para Samitit për ndryshimet klimatike në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, ku kërkohen veprime nga qeveritë në botë për ngadalësimin e ngrohjes globale.

Në protestën e Shkupit, përkrahur nga disa shoqata ekologjike u adresuan disa kërkesa te Qeveria që të ndryshojnë qasjen pasive të deritanishme ndaj problemit me ndryshimet klimatike, me: Shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme klimatike në nivel nacional si kusht për prioritet dhe sensibilizim institucional të faktorëve shoqëror për çështjen, aktivizimin e trupit special nacional-Komisioni për luftën kundër ndryshimeve klimatike, e cila ekziston vetëm ne letër dhe nuk ka kompetenca dhe autoritet, si dhe nisja e procesit të mbylljes së elektranave ekzistuese me karbon dhe kalimin deri 80% në energjisë të rinovueshme deri në vitin 2030 dhe 100% deri në vitin 2050.

Foto: Vanço Xhambaski
Foto: Vanço Xhambaski

Gjithashtu, nga Qeveria kërkohet që të prezantohen hulumtime për problemet klimatike në shkollat fillore dhe të mesme.

“Duam që çështjes së problemeve klimatike t’i japim një vend të vërtet në shoqërinë tonë, sipas rëndësisë që e ka, edhe pse jemi të vetëdijshëm se qytetarëve tanë tema e problemeve klimatike i duket abstrakt dhe pa lidhje me problemet serioze të familjes siç është ndotja e ajrit. E vërteta është se atë që e jep ndotja e ajrit është e njëjtë me atë që i shkakton ndryshimet klimatike, ato janë gazrat e lëshuara që ndotësit i lëshojnë në ajrin që e thithin. Ne nga “Të premtet për të ardhmen Shkup” provojmë të tregojmë që ato janë të lidhura dhe si të nxitim qeveritë e vendit përfundimisht të ndërmarrin diçka për ndërprerjen e ndotjes së ajrit, dhe me atë të japim edhe kontributin e pritshëm në luftën për ndryshimet klimatike”, deklaroi Ivo Bosilkov, udhëheqësi i degës maqedonase në lëvizjen globale ekologjike Fridays for Future Skopje, që e ka iniciuar 16 vjecarja nga Suedia, Greta Tunberg.

Foto: Vanço Xhambaski
Foto: Vanço Xhambaski
Foto: Vanço Xhambaski
Foto: Vanço Xhambaski
Foto: Vanço Xhambaski
Foto: Vanço Xhambaski

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.