fbpx

Qeveria dëshiron që mosmarrëveshjen midis operatorëve kabllorë dhe televizioneve të zgjidhë me ndryshime ligjore

-

Ligji për Shërbimet e mediatike audio dhe audiovizuele mund të pësojë ndryshime për herë të dytë këtë vit pasi Qeveria të dërgojë në Parlament ndryshimet e propozuara ligjore me të cilat do të fshihej neni 143 i këtij Ligji, me të cilin operatorët lirohen nga detyrimi nën përgjegjësinë e plotë materiale dhe penale të garantojnë për të drejtat e autorit të rregulluara për ritransmetim të përmbajtjeve nga kanalet e huaja, shkruan Meta.mk.

Qeveria shpjegon se projektligji do të harmonizojë detyrimet e radiodifuzerëve dhe operatorëve në fushën e të drejtës së autorit për transmetimin ose ritransmetimin në servise programore nga radiodifuzerë të huaj me lëndën e rregullimit të përcaktuar me Ligjin për të drejtat e Autorit dhe të drejtat e lidhura me to, pa rregullore shtesë në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Përndryshe, Këshilli i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në seancën e fundit miratoi Konkluzion me të cilin është shtyrë zbatimi i Rregullores për ndryshim të Rregullores për përmbajtjen dhe formën e aplikimit për regjistrim në regjistrin e operatorëve që i ritransmetojnë paketat programore dhe të vërtetimit për regjistrim të paketave/shërbimeve programore nr. 01-5775/1 nga 21.11.2014 (Gazeta Zyrtare e RS Maqedonisë nr. 152/20), Udhëzime për procedurën për përcaktimin e përgjegjësisë për shkelje gjatë ritransmetimit të serviseve programore te radiodifuzerëve nga një vend tjetër dhe Udhëzimi për mënyrën e regjistrimit dhe fshirjes së një përfaqësuesi ligjor të një radiodifuzeri nga një vend tjetër në regjistrin e përfaqësuesve ligjorë të radiodifuzerëve nga vendet e tjera që ritransmetohen në territorin e Maqedonisë së Veriut, që të tre të botuar në Gazetën Zyrtare të RMV-së nr. 152/20 të datës 09.06.2020, në agat prej 30 ditëve nga miratimi i këtij Konkluzioni.

Përndryshe, në fund të tetorit, operatorët kabllorë përsëri u kërcënuan që më 8 nëntor do të mbyllnin të gjitha kanalet e huaja televizive dhe të vendit në, nëse qeveria nuk e zgjidh problemin me ligjin që për ta është i kontestueshëm, në pjesën që i detyron ata të garantojnë të drejtat e autorit për programet që ata i ritransmetojnë dyshe për të cilat mbajnë përgjegjësi penale dhe materiale. Kjo nuk ndodhi dhe Qeveria në seancën e 16-të pranoi Informacionin e Ministrisë së shoqërisë informatike dhe administratës mbi procedurën para Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut mbi iniciativën për të vlerësuar kushtetutshmërinë e nenit 143 të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele. Ministria është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e pastaj do të veprojë në përputhje me mendimin e gjykatës.

Revolta e operatorëve kabllorë u shfaq me ndryshimet e fundit ligjore prej 16 shkurt të këtij viti, me ç’rast më 21 korrik ata përkohësisht e fikën programin televiziv që e ritransmetojnë.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

 

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.