fbpx

Putin paralajmëroi gazpërçues të ri i cili do të kalonte nëpër Maqedoni

-

Ndërtimi i gazpërçuesit të ri evropian, në kufirin në mes Turqisë dhe Greqisë, varet nga Evropa, deklaroi sot Vladimir Putin në konferencën vjetore me gazetarët.

-Në masë të madhe kjo varet nga Evropa, nëse duan të kenë furnizim stabil me energji, absolutisht të garantuar dhe pa rrezik nga Rusia. Nëse pajtohen, ne do të punojmë, përmes Greqisë të arrijmë në Maqedoni dhe deri në Serbi, dhe më pas të shkojmë deri në Baumgartner në Austri. Nëse ata nuk janë të interesuar, ne nuk do ta bëjmë këtë… Nuk ka rezerva, as do të ketë ndonjë në të ardhmen e afërt,  më të lira dhe më të sigurta se ato të Rusisë-tha Putini.

Gazpërçuesi i ri do të ndërtohet në territorin e Turqisë, në kufirin me Greqinë. Kjo do ta ndryshojë projektin “Përroi jugor”, i cili ishte ndërprerë për shkak të kundërshtimit të BE. Në kuadër të projektit të ri, Turqia do të mundej të bëhet ndërmjetësuesi   kryesor me gaz natyror rus.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.