fbpx

PSP tërhoqi aktakuzën për rastin “Puçi” pasi ka qenë në kundërshtim me provat

-

PSP heq dorë dhe tërheq aktakuzën për rastin “Puçi”, ku në mesin e të akuzuarve janë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe ish drejtori i DSK-së, Zoran Verushevski.

Siç njoftojnë nga PSP, shkak për këtë vendim është se “gjendja faktike e treguar në aktakuzë është në kundërshtim me provat me të cilat ata posedojnë” dhe rezultatet e Prokurorisë në procedurat hetimore “Targeti” dhe “Fortesa”.

Për vendimin, siç thuhet në njoftim, PSP sot me shkresë do ta njoftojë edhe Gjykatën Themelore Shkupi 1.

“Kjo prokurori publike me shkresë që gjatë ditës do të dorëzohet pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 heq dorë nga aktakuza për lëndën “Puçi”, për shkak se gjendja faktike e treguar në aktakuzë është në kundërshtim me provat, me të cilat kjo prokurori publike disponon dhe me rezultatet e Prokurorisë në procedurat hetimore “Targeti” dhe “Fortesa”, thonë nga PSP.

Sipas tyre, qëllimi i këtij vendimit është që të “grumbullohen provat shtesë që në tërësi do ta kristalizojnë gjendjen faktike dhe do të mundësojnë të merret vendim i duhur dhe ligjor”.

“Shpjegojmë se në drejtim të punës profesionale, ne s’mund të përfaqësojmë aktakuzë që është në kundërshtim me provat me të cilat posedojmë dhe hetimet e hapura nga ne. Gjithashtu, njoftojmë se heqim dorë nga aktakuza në lëndën “Puçi”, ne nuk prejudikojmë nëse dikush është i pafajshëm apo fajtor, por konsiderojmë se për konfirmim të plotë dhe të saktë të gjendjes faktike, nevojiten prova shtesë, që s’mund të merren në fazën e seancës kryesore” thuhet në njoftimin e PSP-së.

Ndryshe, aktakuza për lëndën “Puçi” u ngrit nga Prokuroria publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, më 1 maj 2015. Në të, krahas Zaevit dhe Verushevskit, të akuzuar janë edhe Sonja Verushevska, Branko Palifrov dhe Gjorgj Lazarevski. Ata sipas aktakuzës, akuzohen për veprat penale spiunim, përgjim të paautorizuar dhe dhunë ndaj përfaqësuesve më të lartë të organeve të shtetit.

Edhe pse kishte disa përpjekje, procesi gjyqësor për “Puçi” nuk filloi.

Ky rast u publikua më 31 janar 2015, kur MPB ngriti kallëzim penal ndaj kreut të LSDM-së, Zoran Zaev për dhunë ndaj përfaqësuesve më të lartë të organeve të shtetit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.