fbpx

PSP të prononcohet nëse kryetari Taleski ka të drejtë të nënshkruar nga arresti

-

Këshilltarët e Manastirit sot në seancën e Këshillit diskutojnë për raportin tremujor për realizimin e buxhetit për vitin 2016-të, i firmosur nga kryetari Vladimir Taleski. Pasi kryetari e ka propozuar buxhetin, tani prej shtëpisë kërkon raport se si ai po realizohet, pohojnë shërbimet e komunës Manastir.

Partitë opozitare në këshill kërkuan që kjo pikë të tërhiqet nga rendi i ditës dhe të mos diskutohet për të, derisa të mos qartësohet se nëse kryetari guxon nga arresti shtëpiak të nënshkruaj dokumente zyrtare.

Këshilltarja Gabriela Ilievska nga VMRO Popullore Manastir, kërkoi kjo pikë në rend dite të tërhiqet për 30 ditë derisa PSP dhe gjykatat nuk prononcohen juridikisht nëse kryetari ka të drejtë nga arresti shtëpiak të nënshkruaj dokumente zyrtare.

“Manastiri gjendet në gjendje shumë të keqe. Është peng i një personit dhe për këtë kërkoj mendimin e këtyre institucioneve për zbatimin e nenit 163 nga Ligji për procedurë penale. A guxon ky person të firmos dokumente zyrtare nga arresti shtëpiak, a guxojnë persona tjerë ta vizitojnë dhe t’i japin dokumente për firmosje apo kontroll” tha Ilievska.

Këshilltari nga LSDM, Zoran Stojçevski, situatën me kryetarin e arrestuar e përshkroi si “çdo gjë është njësoj, vetëm ai nuk është”.

Shumica e hodhi poshtë propozimin e opozitës që të anulohet debati për raportin tremujor.

“Do të them për mediat, punën e Këshillit nuk ka kurrfarë lidhje me kompetencat e institucioneve tjera” tha kryetarja e Këshillit, Silvana Angelevska.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.