fbpx

Edhe komisioni ad-hok sikur Përzhina: Nuk ka marrëveshje për anëtarin e pestë, nesër takim tjetër

-

Ka skaduar afati  për kompletimin e Komisionit ad-hok për mbikëqyrje të mediave gjatë fushatës zgjedhore. Katër anëtarët, që janë zgjedhur paraprakisht me propozim të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, as sot nuk arritën të merren vesh për zgjedhjen e anëtarit të pestë të këtij komisioni i cili është paraparë të jetë shqiptar.

Sipas informatave, Daut Dauti dhe Sefer Tahiri janë emrat të cilat akoma janë në lojë për këtë pozitë, edhe pse nga komisioni në fjalë, nuk kanë dashur ta vërtetojnë apo ta mohojnë këtë.

Zgjedhja e anëtarit të pestë të Komisionit Ad-hok, ishte arsyeja për reagimet e sotme partiake.

Nga LSDM-ja thonë se anëtari i pestë duhet patjetër të jetë ekspert, i cili do të punojë në mënyrë të pavarur , e jo siç thonë, si Agjencia e partizuar për shërbime audio dhe audiovizuele. Njëherazi LSDM-ja akuzoi VMRO-DPMNE-në se po e parandalon ekipimin e Komisionit Ad-hok.

Ndërkaq I menjëhershëm ka qenë reagimi i VMRO-DPMNE-së, prej ku thonë se e mbështesin plotësisht  Komisionin Ad-hok  për zgjedhjen e kandidatit më të mirë, dhe gjithashtu porositën se anëtarët e të njëjtit nuk guxojnë të bien pre e trysnisë së LSDM-së dhe Zoran Zaevit.

Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuele nëpërmjet një kumtese kërkoi nga partitë të ndalojnë me vlerësimet voluntere për profesionalizmin e trupit rregullator. Në kumtesë bëhet thirrje që Agjencia të mos përfshihet në përplasjet ndërpartiake.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.