fbpx

Pse kamerat kanë incizuar Spasovin, por jo “Monstrën”, “Mlladenovin” dhe “Neshkovskin”?

-

Hetimet për ngjarjet e së premtes ku i përfshirë ishte zv/ ministri plotësues i punës dhe politikës sociale, Dime Spasov, sot hodhën dritë edhe mbi enigmën nëse funksionojnë kamerat e trafikut nga projekti i quajtur “Qyteti i sigurt”.

Konferenca e sotme e shtypit të ministrit të brendshëm, Oliver Spasovski dhe “regjistrimet ekskluzive” që i publikoi “Sitel”, tregojnë se kamerat e trafikut të Shkupit janë në funksion dhe regjistrojnë çdo gjë. Sipas Spasovskit, këto janë regjistrimet e projektit “Qyteti i sigurt”.

Regjistrimet e TV Sitel, sipas këndeve, tregojnë se ato s’kanë mundur të bëhen nga ndonjë vend tjetër, përveç nga kamerat e vendosura në trafik.

Projekti “Qyteti i sigurt” u promovua më 7 maj 2012, në Ditën e Policisë ndërsa kamerat u instaluan dy vite më vonë. Në promovimin morën pjesën krerët e MPB-së, DSK dhe BSP, Gordana Jankulloska, Sasho Mijalkov dhe Lupço Todorovski.

Megjithatë, për disa raste që shkaktuan jehonë në opinion, kamerat e “Qytetit të sigurt”, edhe pse ishin vendosur, sipas pohimit të krerëve të atëhershëm të MPB-së, nuk kanë punuar dhe s’kanë mundur të ndihmojnë në hetimet.

“Monstra”

Për rastin “Monstra” ku u vranë pesë persona tek Liqeni i Smilkovcës më 12 prill të vitit 2012, ministrja e atëhershme Gordana Jankulloska, gjatë promovimit të projektit më 7 maj 2012 tha se kamerat nuk kanë funksionuar.

Aksidenti i Nikolla Mlladenov

Kamerat në pikat pagesore ku ka kërkuar Mladenov natën tragjike mes 26 dhe 27 marsit 2013, nuk kanë funksionuar ndërsa nuk kanë filmuar as kamerat në hyrje të Shkupit në Çento.

Vrasja e Martin Neshkovskit më 5 qershor 2011

Sipas deklaratave të atëhershme të MPB-së, kamerat e “Qytetit të sigurt” të vendosura në shesh, mbrëmjen kur është vrarë Neshkovski nuk kanë punuar dhe incizuar ndërsa nuk kanë punuar as kamerat e MEPSO-s për shkak të defektit.

https://twitter.com/BogdanovskiA/status/794201503506563076

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.