fbpx

Kampusi i parë klimatikë në Maqedoni shpërbleu më të mirët

-

Shpërblime në të holla për inovacionet më të mira të cilat do të ndihmojnë në uljen e ndotjes dhe ballafaqimin me ndryshimet klimatike.

Përmes filmave të shkurtër edukativ dhe me prodhimin e energjisë elektrike për mbushjen e celularëve, Maqedonia do të përpiqet të ballafaqohet me ndryshimet klimatike. Këto dy projekte janë pjesë e të shpërblyerve me nga 10 mijë dollarë amerikan, dhe pikërisht këta duhet të ndryshojnë vetëdijen e qytetarëve për ndryshimet klimatike, ku më së shumti për këtë kontribuojnë emitimet e gazrave të dëmshëm.

“Grupet e përfshira janë sportistët, si dhe çdo qytetar i cili do të mund të vendos shtresë në atletet e tyre, e cila me ndihmën e kushinetave do të prodhoj energji elektrike”-  Martina Dimovska – studente e shpërblyer

 “Këtë do ta bëjmë në atë mënyrë që do të jetë e pëlqyeshme dhe e mirë për shpërndarjen, dhe të bëhet në atë formë që njerëzit të duan ta shohin dhe ta ndajnë me miqtë. Ky është synimi ynë për të ngritur vetëdijen për ndryshimet klimatike”- Zharko Dimitrievski – i shpërblyer

Koordinatorja e këtij projekte Luiza Uinton thotë se për t’u përballur me ndryshimet klimatike nuk duhet me përkushtim të punojnë vetëm qytetarët, por edhe Qeveria.

“Edhe pse ne punojmë në ngritjen e vetëdijes në nivel lokal sigurisht e rëndësishme është që edhe Qeveria të veproj dhe të merr pjesë në takimin e Parisit, të firmos marrëveshje me të cilën do të angazhohet për uljen e emitimit të gazrave të dëmshëm, dhe shumë e rëndësishme është që kjo ulje e emitimeve të zbatohet në të gjithë sektorët, përkatësisht të funksionoj në nivel qeveritar edhe atë ministror, e jo vetëm nga ana e qytetarëve. Patjetër të punohet në çdo nivel”- deklaroi Luiza Vinton- koordinatore e projektit për ndryshime klimatike në OKB.

Sipas analizave të Bankës Botërore, Maqedonia deri në vitin 2050-të krejtësisht do të ndryshoj klimën, ku pjesa më e madhe e kulturave bujqësore që deri më tani me sukses janë kultivuar nuk do të mund të kultivohen sepse disa pjesë të vendit do të shndërrohen me thatësi të shumtë, kështu që bujqit do të duhet të kërkojnë kultura të reja bujqësore të cilat  do të mund t’i kultivonin në tokat e tyre.

 

 

 

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.