fbpx

Mediumet pro- qeveritare “parashikojnë” skenar ukrainas të dielën

-

Përgatitje për kaos të opozitës nëpër rrugët e Shkupit apo përpjekje e pushtetit përmes mediumeve të afërta me të t’i demotivojnë dhe frikësojnë qytetarët të cilët planifikojnë të jenë pjesë e tubimit të madh protestuan, i caktuar për të dielën më 17 maj.

Një pjesë e portaleve dhe mediumeve pro- qeveritare tanimë me të madhe dhe me intervale të shpeshtë shkruajnë dhe emetojnë kontribute ku duke u thirrur në burimet e “tyre” apo kinse nga anëtarë të pakënaqur të partive opozitare, se LSDM përgatitet për luftë urbane të dielën.

Si pjesë të përgatitjeve të opozitës këto zëra publik përmendin :

Mobilizojnë kriminel dhe ish të burgosur të cilët pas vetes kanë dosje të trashë policore

Përgatiten armë të ftohtë dhe gurrë për pjesë të protestuesve që në moment të caktuar pritet të ndahen nga grupi dhe ta sulmojnë policinë

Një pjesë e tyre kanë për detyrë për thyerjen e reklamave të shitoreve dhe sulm ndaj institucioneve të shtetit dhe marrjen e tyre me dhunë.

Mundësia që një pjesë e protestuesve të marrin armë zjarri të cilat do të përdoren nëse protesta nuk ka intensitet

Tregojnë se LSDM dhe Zoran Zaev kanë qenë pjesë e skenarit të grupit të armatosur në Kumanovë, kështu që pritet mbështetje nga grupet militante shqiptare

Janë marrë prej 1000 deri 2000 maska për në kokë (fantom)

Dhunë në Çair, Gjorçe Petrov, Gazi Gabë si dhe nëpër qendrat tregtare në kryeqendrën e shtetit

Pritet protestuesit dhunshëm të futen në Qeveri

Kërcënime deri tek disa mediume dhe demolimin e hapësirave të tyre

Angazhimi i njerëzve nga jashtë me përvojë të madhe për të kryer protesta të dhunshme

Skenar ukrainas

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.