fbpx

Protesta në tetë qytete, protestuesit i ndryshojnë metodat?

-

Protesta kundër brutalitetit policor për sot janë paralajmëruar në disa qytete. Qytetarët organizohen në Shtip, Ohër, Kumanovë, Kavadar, Strumicë, Prilep, Manastir dhe Shkup.

Çdokund do të protestohet kundër brutalitetit policor, me kërkesë për zbardhjen e vrasjes së Martin Neshkovskit dhe hetim të ri për zbardhjen e fatkeqësisë ku jetën e humbi gazetari Nikolla Mlladenov.

Protestuesit këto ditë mendojnë edhe për ndryshimin e metodës së protestës. Sipas të dhënave tona, është e mundshme që të bllokohen udhëkryqet në qendër të Shkupit dhe me të ashtuquajturën “disko të qetë” të protestojnë qetë dhe pa dhunë.

Në protestën e djeshme policisë iu dha bombone gome dhe lule.

“Pas ngjarjeve të së dielës, zbardhjes së regjistrimeve ku vërtetohet fshehja e vrasjes së Martin Neshkovskit nga pushteti dhe protesta në Shkup, edhe Ohri do të përfshihet në këto protesta kundër brutalitetit policor! Ohri me krenari qëndron afër Shkupit, Prilepit, Strumicës, Kavadarës dhe Kumanovës, kokën lartë”, të gjithë solidar për një të nesërme më të mirë” thuhet në thirrjen në “Facebook”.

Ata iu bëjnë thirrje qytetarëve të Ohrit që të jenë masiv.

“Të nderuar qytetar të Ohrit, lëvizja “Stop brutalitetit policor” nuk është lëvizje e centralizuar dhe tërësisht është strukturë horizontale. Të gjithë jemi lëvizja! Për këtë nuk kemi kapacitet që t’i modelojmë dhe të kemi kujdes për tonin dhe gjuhën në këto ngjarje. Këtu shohim shumë mllef dhe spekulime. Mos bini pre e mllefit të atyre që përfitojë nga gjendja aktual dhe duan ta mbrojnë atë. Këtu të gjithë jemi me të vetmin qëllim, të nesërme më të mirë për dhe fëmijët tanë. Përderisa ka dëshirë që të dalim në rrugë dhe të kërkohet drejtësi, ashtu edhe duhet të jetë. Guximshëm Ohër- porositin në profilin e Facebook-ut nga lëvizja ““Stop brutalitetit policor”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.