Anëtarë të LSDM-së sot prej orës 18 marshuan nga Kampi i lirisë para Qeverisë deri tek Ministria e kulturës në shenjë proteste kundër projektit “Shkupi 2014”.
Pas marshit, në kamp u mbajt debat në të cilin biseduan Ilija Nikollovski nga Partia e pensionistëve, Stanislav Pipan profesor universitar, Maksim Dimitrievski nga LSDM dhe Goran Misoski nga PRSD.