fbpx

Protestë para shtëpisë së Gruevskit: “Mjaft ishte, do të luftojmë për lirinë”

-

Portret i madh me imazhin e kreut të VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski sot u ngjyros me ngjyrat e “Revolucionit laraman”, para godinës ku gjendet shtëpia e ish kryeministrit.

Aty edhe mbaroi protesta, që sot mbush jubile të vogël, një muaj nga ky tubim i parë.  

Para shtëpisë së ish kryeministrit fjalim mbajti Sanja Lukarevska, e cila tha se më shumë se 630.000 të rinj, të arsimuar, persona të avancuar janë shpërngulur nga shteti ndërsa 600 milionë euro janë shpenzuar për projektin “Shkupi  2014”.

“Çdo ditë eci me ju nga një barok në barok tjetër. Dhjetë vite morën nga rinia ime, nga rinia juaj, na diskriminuan në çdo bazë e gjithë kjo kulminoi me faljen e turpshme. Dhjetë vite klithim dhe brohoritim nga politikat e tyre shtypëse” tha Lukarevska.

 

Protestuesit më herët ngjyrosën godinën e inspeksionit të tregut. Ata mbanin parulla ku shkruante “Përmbarues në vend të investitorëve po na qëndrojnë pas qafe”.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.