Kufizimi i qarkullimit të makinave në pjesën më të frekuentuar të qendrës së qytetit, miratim të regjimit në trafik në ditët me ndotje enorme, ndalesë qarkullimi për makinat që nuk kanë standard “euro 4 apo që qarkullojnë me dizel, uljen e çmimit të biletës në transportin publik- këto janë një pjesë e masave që shoqatat ekologjike nga Shkupi, Tetova, Manastiri, Koçani dhe Kërçova i kërkuan nga institucionet kompetente në protestën para Qeverisë.

Dërguan apel deri te kompanitë ndërtimore, që kur ajri të jetë i ndotur shumë, të ndërpriten aktivitetet që të ulen emetimet e pluhurit.

Shoqatat vendosën ultimatum deri te kompetentët se nëse këto masa konkrete nuk ndërmerren, më 15 janar do t’i bllokojnë qytetet e ndotura.

Në protestën para Qeverisë fjalim mbajtën përfaqësues të shoqatave nga disa qytete që janë më të prekura nga ndotja.