fbpx

Protesta: Ta mbrojmë Kushtetutën nga Gjykata Kushtetuese

-

Nën transparentën “Ta mbrojmë Kushtetutën nga Gjykata Kushtetuese”, qindra protestues janë mbledhur para objektit të Gjykatës Kushtetuese në Shkup.

“Dorëheqje”, “Shtet partiak”, “Banditë”, “Shtet mafijozësh” ishin vetëm disa nga thirrjet që dëgjoheshin nga protestuesit.

Masës së protestuesve me fjalim iu drejtua aktivisti për të drejtat e njeriut Petrit Saraçini.

“Prapa kësaj fasade të shkatërruar, e ndërtuar me paratë tona, heshti për dëbimin e deputetëve. Hesht për shkeljen e përditshme të të drejtave të njeriut. Kjo gjykatë do t’i mundësojë presidentit t’i amnistojë manipuluesit e zgjedhjeve. Para kësaj gjykate janë bartësit sot janë tubuar e sovranitetit-qytetarët. Kjo gjykatë duhet të vendosë ndryshe, ata 5 gjykatës që punojnë nën diktatin e ‘tefterit’ i ftojmë të punojnë sipas vullnetit të qytetarëve. Qytetarët po e humbin durimin”, potencoi mes tjerash Petrit Saraçini.

“Protestoj sepse jam qytetar dhe jam i obliguar ta ndalojë padrejtësinë. Gjykata kushtetuese duhet ta mbrojë ndarjen e pushtetit, dhe jo ta thyej me shpejtësinë e dritës. Gjithë kjo po ndodhë sepse shoqëria kriminele po ngutet të sigurojë amnisti. Duan të sigurojnë amnisti për rata që falsifikuan letërnjoftime, që kanë penguar qytetarë të votojnë, që kanë organizuar edhe njerëzit e vdekur, që kanë blerë vota me paratë tona”, theksoi Xharko Trajanovski nga platforma qytetare “Hajde”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.