fbpx

Prokurorët publik do të marrin paga më të larta për punë gjatë festave dhe jashtë orarit

-

Qeveria me procedurë të shpejtë ka vendosur që të shpërblejë prokurorët publik dhe gjykatësit me pagesa të rritura për 35%. Siç thuhet në propozim ligjin për ndryshime dhe plotësime të ligjeve për pagesa të prokurorëve publik dhe gjykatësve, qëllimi kryesor se pse propozohen ligjet është që të përforcohet pavarësia e prokurorisë publike dhe gjykatave.

Propozues të dy propozim- ligjeve është Qeverisë ndërsa përfaqësues janë ministri i drejtësisë Adnan Jashari dhe zëvendësja e tij Biljana Brishkovska- Boshkovski.

Për propozim- ligjin e prokurorëve publik, siç thuhet në materialin e Kuvendit parashihet shumë prej 20 milion denarëve në vit apo 325.000 euro ndërsa në propozim- ligjin për rrogat e gjykatësve nuk përmendet shifër e caktuar dhe vetëm thuhet se “për zbatimin e propozim- ligjit nevojiten mjete financiare shtesë në buxhetin gjyqësorë”.

Sipas materialeve që mund të shihen në faqen e internetit të Kuvendit, ndryshimet e propozuara të dy ligjeve janë identike për nga forma ndërsa dallojnë vetëm nenet.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.