fbpx

Projekti i ABSh-së dëshmon se “ujku qimen e ndërron, por zanatin nuk harron”

-

Instituti i Gjuhës Maqedonase “Krste Misirkov”,sot ashpër reagoi për projektin e Akademisë së Shkencave të Bullgarisë. (AShB), sipas të cilës gjuha maqedonase dhe dialektet e saj janë pjesë përbërëse e dialektologjisë bullgare.

Siç bëni të ditur “Мета” më herë, më 8 dhjetor AShB-ja në internet shpalli audiohartën e cila përfshinë edhe territore që nuk janë në kuadër të kufijve shtetëror të Bullgarisë siç është pjesa e Maqedonisë, rajonit të Egjeut, pjesa e Shqipërisë, pjesa jugore e Serbisë, Turqisë dhe Rumanisë.

“Nuk është mençuri që në dekadën  dytë të shekullit XXI të  gjuhëtarëve të rinj bullgarë t’i shërbejnë një ideje të dështuar megalomane, ide e politikanëve të shekullit XIX, të ëndrrës së tyre për  Bullgarinë Santstefanska, kuadër të së cilës përfshihet edhe Maqedonia etnike.  Nuk është e mençur, që gjuhëtarët e rinj bullgarë, të lindur pas Luftës pas Dytë Botërore, nuk duhet të jenë të ngarkuar me politikën e paraardhësve të tyre, të cilët me besim i shërbenin e njëmendësisë Bullgare, në të cilën me përjashtime të rralla, nuk guxohej të kishe mendimin e lirë, por edhe të punosh në liri në fushën  gjuhësisë”, thuhet në reagimin e Institutit të Gjuhës Maqedonisë.

Sipas maqedonistëve, projekti është dëshmi se gjuhëtarët e rinjtë të vazhdojnë me traditën  e paraardhësve të tyre.

“Madje dhe me mjete financiare nga Fondi Social Evropian në Bashkimin Evropian, gjuhëtarët e rinj bullgarë vazhdojnë egërsisht të mohojnë sistemin dialektor të maqedonishtes. Me publikimin e Карта на диалектната делитба на българския език“, “ në të cilë thuhet se dialektet maqedonase janë pjesë e gjuhës bullgare, ata vetëm e konfirmojnë thënien e vjetër “ujku qimen e ndërron, por zanatin nuk  harron”, thuhet në kumtesë

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.