fbpx

Projektet në Bosnje po i mbështesin ndërtuesit nga Maqedonia e Veriut

-

Sipas të dhënave të Entit shtetëror statistikor, ndërtuesit nga vendi mbesin të varur nga aktivitetet që ata i kryejnë në Bosnje dhe Hercegovinë, prej çka varen zhvillimet e  përgjithshme në periudhën janar-qershor 2019.

Tregu boshnjak do të mbetet, edhe në periudhën e ardhshme, tregu i huaj kryesor për kompanitë e ndërtimit nga Maqedonia e Veriut. Sipas të dhënave të Entit shtetëror statistikor, ndërtuesit nga vendi mbesin të varur nga aktivitetet që ata i kryejnë në Bosnje dhe Hercegovinë, prej çka varen zhvillimet e  përgjithshme në periudhën janar-qershor 2019, shkruan Meta.mk.

Vlera e përgjithshme e punimeve të kontraktuara jashtë vendit në gjysmën e parë të këtij vitit arriti në 3.993.844.000 denarë, që është 345.1% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vetëm në Bosnje, janë kontraktuar punët e reja ndërtimore që kapin shumën prej 3.853.650.000 denarë.

Nga ana tjetër, në gjashtë muajt e parë, sasia e punëve ndërtimore jashtë vendit ishte ulur dukshëm. Gjatë kësaj periudhe, Operativa ndërtimore e Maqedonisë ka realizuar 76.725.000 denarë, që është 88.5% më pak se e njëjta periudhë, një vit më parë. Rënia e madhe e punës në ndërtim është për faktin se në gjysmën e parë të 2019 në tregun e Bosnjës nuk është realizuar asnjë projekt nga ndërtuesit tanë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.