“Plenumi i Profesorëve” kërkon BE të intervenoj tek Qeveria

-

 

„Plenumi i Profesorëve” dërgoi letër deri tek euro- komisari për arsim, kulturë, rini dhe sport, Tibor Navraçiç, euro- komisari për zgjerim të BE-së, Johanes Han dhe deri tek shefi i Delegacionit të BE-së në R. e Maqedonisë, Aivo Orav, në të cilën iu bëjnë thirrje të prononcohen dhe të dërgojnë thirrje deri tek Qeveria që t’i tërheq ligjet e propozuar për arsimin e lartë dhe të filloj debat të ri, më të gjerë dhe transparent të të gjithë subjekteve të përfshira në procesin arsimor.

“Ne, mbi 500 profesorë nga universitete të ndryshme në R. e Maqedonisë, të organizuar si Plenum i Profesorëve, ju drejtohemi që t’u tregojmë për absurditetin e proceseve për të ashtuquajturën reformë në arsimin e lartë në Maqedoni dhe t’u thërrasim që të na mbështetni në pengimin e tentativave autoritare të pushtetit për ta cenuar autonominë e universiteteve dhe ta vendos nën kontrollin e tij çdo segment të shoqërisë”, shkruan në letër.

Në letër thuhet se edhe pse pakoja e ligjeve, që është në fazën e miratimit në Kuvend, është e përgatitur në mënyrë jo- transparente, me shkeljen e procedurës ligjore, kërkesë për prononcim në afate të pakuptimta dhe të shkurta, pa debat publik  dhe pa pjesëmarrjen e komunitetit të akademikëve dhe profesionistëve, studentëve dhe subjekteve tjera të përfshirë në procesin arsimor.

“Masave më kontroverse në Ligjin për arsimin e lartë me protesta masovike iu kundërshtuan mbi 10 mijë student nga thuajse të gjitha universitetet dhe fakultetet, të organizuar në plenum autokton studentor. Në këtë protestë qartë u dërgua porosi deri tek pushteti se nuk duhet mund të bëhet reformë për cilësi në arsimin e lartë pa pjesëmarrjen e studentëve si partnerë në procesin e krijimit të diturisë!- thuhet në letër.