fbpx

Mediat dhe shoqatat mbështetës të VMRO-së frikësojnë me “brigada popullore”

-

Mediat që haptazi mbështesin VMRO DPMNE-së, kanë filluar të publikojnë tekste të cilat përmbajnë retorikë luftarake.

Në këtë mënyrë, “Republika”, mëson se disa qytetarë me vet-nismë kanë filluar të organizohen të bëjnë lista për mobilizim urgjent”.

Në tekst konfirmohet se “qytetarët me vet- nismë formojnë grupe të cilat për kohë të shkurtë mund të bashkohen dhe do të reagonin në çdo mundësi me çdo mjetë që e posedojnë”. Sipas tekstit, “praktikisht ata do të jenë gardianët e shtetit dhe institucioneve në rast se LSDM dëshiron ta shfrytëzoj periudhën para Pashkëve që me dhunë t’i uzurpoj institucionet”.

Njëkohësisht, nisma “Për Maqedoni të përbashkët” në Facebook publikoi “kumtesë të jashtëzakonshme” duke i thirrur qytetarët: “Qëndroni në gatishmëri, është koha për fitoren finale” ndërsa deputetët i porositën “Populli ju uli në kolltukët e deputetëve, populli do t’ju largojë”.

Kjo ndodh në momentin kur LSDM, në vazhdimin e sotëm të seancë, kërkoi mbështetje nga 10 deputetë që të kalohet në pikën për zgjidhjen e kryetarit të Kuvendit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.