fbpx

Prokuroria kërkon arrest për shtatë të arrestuarit në aksionin e sotëm policor

-

Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka nisur hetim kundër shtatë personave, të dyshuar për përfshirje në ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë, njoftoi Prokuroria publike.

Ministria për punë të brendshme informoi se në bazë të analizave dhe provave të mbledhura deri tani, prokuroria themelore për ndjekje të kriminalitetit të organizuar dhe korrupsion ka lëshuar urdhër për zbatim të masave hetuese edhe për shtatë persona tjerë, në lidhje me ndodhitë e 9 dhe 10 majit në Kumanovë, raporton “Meta”.

Bastisje janë bërë në territorin e Shkupit me rrethinë, Kumanovë dhe fshatrat e komunës së Likovës Brezë, Malinë, Hotël dhe Mateç.

Të dyshuarit ngarkohen me akuzën për “Organizim terrorist” dhe “Terrorizëm” dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit.

Siç njoftoi zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski për “Meta” sot në mëngjes është marrë aksion i gjerë policor për arrestimin e bashkëpunëtorëve të grupit të armatosur në Lagjen e Trimave.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.