fbpx

Taksisti nga Prilepi fiton konteston në Strasburg kundër Maqedonisë

-

Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg solli vendim me të cilën Maqedonia duhet që në afat prej tri muajve nga dita e hyrjes në fuqi të gjykimit ta ktheje veturën e taksistit nga Prilepi që iu mor padrejtësisht, transmeton “Meta”.

Nëse kjo gjë nuk është e mundshme, atëherë shteti, banorit të Prilepit duhet që t`i paguaj 10.000 euro. Përveç kësaj, taksisti duhet që të marr edhe 3.000 euro kompensim jo material si dhe shpenzimet gjyqësore.

Në vitin 2007, një taksist nga Prilepi është ndalur nga policia përderisa ka bartur disa persona deri në fshatin Vitolishte. Policët pas kontrollit kanë parë se ato janë refugjat ilegal dhe taksisti është burgosur. Me 3 shtator të vitit 2007 gjykata e ka gjykuar taksistin për trafikimin e refugjatëve dhe ka urdhëruar konfiskimin e veturës së tij të tipit Mercedes.

Ky taksist është munduar që të dëshmoje se nuk i ka ditur udhëtarët se kanë qenë refugjat ilegal dhe se po dënohet pafajësisht, por kjo gjë nuk e ka ndryshuar mendimin e gjykatës.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.