Prifti i rremë në Manastirin e Deçanit

Nikolla Xhufka, i cili pretendon të jetë një prift nga Shqipëria, ka shkaktuar një incident në Manastirin e Deçanit. Nën maskimin si prift ortodoks, ai ka tentuar të futet brenda Manastirit dhe të realizojë një video.

Image

Pas raportimit të mediave KossevJoq-albania.comNewsbomb.al, ka reaguar Kisha Ortodokse Serbe përmes një statusi duke thënë se, ”disa ditë më parë një qytetar nga Shqipëria, Nikoll Xhufka në mënyrë të rreme paraqitet si prift ortodoks, dhe ka tentuar të bëjë një video në Manastirin e Deçanit me qëllime provokuese nacionaliste”. Reagimit i është bashkëngjitur edhe linku me deklaratën e Mitropolisë së Shenjtë të Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit.

Sipas Mitropolisë, Xhufka nuk është klerik ortodoks dhe nuk njihet si i tillë nga asnjë Kishë e krishterë në asnjë vend.

“Pretendon se është dorëzuar nga një person serbo-rumun, i cili nuk ka asnjë lidhje me Kishen Ortodokse dhe nuk është klerik i saj. Kemi të bëjmë thjesht me një mashtrim të opinionit publik.
Nikolla përfaqëson vetëm veten e tij, nuk ka as kishë as komunitet besimtarësh, pavarësisht deklaratave pompoze që bën herë pas here në media”, thuhet në deklaratën e datës 16 nëntor 2022.

Image

Reagimi i Mitropolisë kishte ardhur si rezultat i deklaratave të Xhufkës në mediat e Shqipërisë dhe ato Kosovës– Kojshia Show , i cili ka folur me përbuzje dhe tallje për klerikët fetarë.

Sipas tyre, deklaratat e tij të papërgjegjëshme, nën maskën e petkut fetar, shkaktojnë përçarje, duke nxitur rivalitet mes besimeve fetare, mungesë respekti reciprok dhe për pasojë urrejtje ndërfetare.

Pasi u dëbua nga Manastiri i Deçanit, Xhufka ka dhënë versionin e tij në rrjetet sociale duke thënë se nuk u lejua brenda pasi e konsideronin nacionalist shqiptar. Ai shkroi më 6 shkurt se Manastiri është uzurpuar nga serbët, duke i quajtur priftërinjtë hipokritë.

Pas incidentit, Manastiri e ka njoftuar edhe KFOR-in duke kërkuar prej tij që të jetë i kujdesshëm dhe t’i shmangë provokimet, që nxisin urrejtje ndërfetare në Kosovë.

Disa ditë pas rastit, Komandanti i kësaj force Angelo Michele Ristuccia takoi liderët fetarë të Kosovës, për të nënvizuar rolin e tyre në mbështetjen e paqes, tolerancës dhe dialogut për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.