fbpx

Pretendimi pa fakte i “Alo-s” gjoja se Albin Kurti financon filmin “Unë dhe Millosheviçi”

-

“Unë dhe Millosheviçi” është projekti me i ri kinematografik kosovar me regji dhe skenar të Arben Kastratiti cili ka mbledhur aktorë të njohur hollivudianë, evropianë dhe kosovarë. Mediat serbe pretendojnë se qëllimi i këtij filmi është  për të  nxitur urrejtje ndaj serbëve.

“Kanë marrë miliona nga Kurti për të na paraqitur si kriminelë, aktorët hollivudianë afër pensionit marrin pjesë në filmin propagandistik ’Unë dhe Millosheviçi‘ që po xhirohet në Kosovë”, pretendohet në titullin e këtij artikulli.

Në përmbajtje të këtij lajmi thuhet se informacionet janë marrë nga një bashkëbisedues në Prishtinë, i cili ka thënë se buxheti real i filmit është shumë më i lartë se ai zyrtar, por pa e argumentuar me ndonjë fakt, por duke u bazuar tek një burim për të cilin as nuk ceket se kush është/janë apo kënd e përfaqësojnë.

Sipas medias serbe “Alo!”, ky bashkëbisedues ka thënë: “Tani, nëse bëhet fjalë për shmangie klasike të detyrimeve tatimore apo për qëllim për të fshehur burimin real të financimit, që është një opsion më realist për mua, askush nuk mund ta thotë saktësisht. Vetëm se këtu në Kosovë ka shumë para nga zona e zezë kriminale dhe nuk është e pamundur që ky film, në fakt, të financohet nga bosët e drogës, shitësit e armëve e të ngjashme”.

Për më shumë, bazuar në bashkëbiseduesin/burimin e këtij artikulli nuk është përmendur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për të cilin pretendohet që ka dhënë miliona për ta financuar këtë projekt kinematografik.

Ndërsa, në një intervistë për media, regjisori i filmit Arben Kastrati thotë se kostoja për ta realizuar këtë projekt është shumë e madhe. Kastrati thekson “se nuk ka qenë aspak e lehtë grumbullimi i këtyre emrave, kostoja e këtij projekti kinematografik kap vlerën e 3.8 milionë euro, por që mbështetja institucionale për të po mungon”Ai po ashtu ka thënë se premtimet nuk kanë munguar, por mungon përmbushja e tyre.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.