fbpx

Softuer i veçantë do të regjistrojë dhe mbrojë të dhënat personale të turistëve

-

Të dhënat e turistëve të cilët do të qëndrojnë në hotele, Komuna e Tetovës do t’i merr në formë elektronike. Vetëqeverisja lokale nëpërmjet një softueri të veçantë do të informojë prej ku është turisti, sa qëndron, çfarë seksi është e informacione të ngjashme. Emri dhe mbiemri, numri i letërnjoftimit dhe pasaporta e  turistit, nuk do të publikohen me qëllim të mbrohen të dhënat personale.

Kjo formë elektronike e fitimit të të dhënave janë pjesë e projektit “Sistemi i evidencës elektronike të turistëve” i realizuar nga organizata e IKT për ndryshime, me përkrahej të projektit “Rrjeti aksionar për qeverisje të mirë”, i cili  realizohet nga Fondacioni “Metamorfozis” në partneritet me QMTE dhe “Reaktor” dhe ndihmë financiare nga Komisioni Evropian nëpërmjet programit

 

Aktualisht turistët e Komunës së Tetovës lajmërohen me emër dhe mbiemër, Komuna nuk ka nevojë t’i  ketë këto informacione, sepse në këtë formë shkelet mbrojtja e të dhënave personale. Objektet hotelierike vetëqeverisjes lokale, informacionet do t’ua dërgojnë me softuer të veçantë, i cili do të të përmbaj të dhënat se prej ku vijnë turistë dhe sa është numri i tyre, që të mundet Komuna të përcaktojë tatimin i cilin duhet të paguhet për qëndrimin e turistëve – deklaroi Adrian Besimi nga organizata IKT për  ndryshime.

Komuna e Tetovës përshëndeti  projektin.

Duhet projekt i këtillë, sepse në këtë mënyrë do të mbrohen të dhënat personale të turistëve, por edhe më saktë do të anzhurohen të dhënat e tyre- deklaron Salat Alili nga zyra për zhvillim ekonomik në Komunën e Tetovës.

Sistemi për evidencë elektronike të turistëve në të ardhmen do të mund të aplikohet edhe në qytet e tjera të Maqedonisë.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.