fbpx

Bisedimet në udhëkryq, Orav i dëshpëruar, BE do të dorëzoj propozim- ligj

-

Në orën katër të mëngjesit përfunduan bisedimet e grupeve të punës të katër partive nënshkruese të Marrëveshjes së Przhinos, por edhe këtë herë pa sukses. Edhe krahas optimizmit të ndërmjetësit belg Piter van Hojte mësohet se në atmosferë të tendosur kanë vazhduar edhe bisedimet e mbrëmshme. Nga ekipet biseduese njoftojë se përfaqësuesit e VMRO DPMNE-së vazhdimisht kanë kërkuar pauza, me çka vetëm është shkurtuar koha për negociata.

Sipas informacioneve jozyrtare, për shkak të bllokimit të bisedimeve pritet nesër BE, përmes përfaqësuesve të saj, të propozoj tekst të gatshëm të ligjit zgjedhor.

Sot në mëngjes me reagim doli shefi i misionit të BE-së në Maqedoni, Aivo Orav.

“Shumë jam i dëshpëruar që obligimin e marrë për arritjen e marrëveshjes deri më 6 tetor, nuk e respektuan liderët” tha Orav në prononcimin e shkurtër, shkruan “Plusinfo”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.