fbpx

Besimtarët ortodoksë sot festojnë Pashkët

-

Nata e së shtunës dhe e diela, 12 prill, është festë për besimtarët ortodoksë. Është Festa e Pashkëve Ortodokse.

Pashka është mbi të gjitha një përvjetor që feston jetën dhe triumfin e saj mbi vdekjen. Ja përse simboli i kësaj ngjarjeje janë vezët, emblema të pjellorisë dhe të ciklit të jetës.

Tradita e vezëve të kuqe ka origjinë të lashtë dhe është dokumentuar në epokën e Perandorisë romake, kur fshatarët paganë fusnin nën tokë një vezë të lyer me të kuqe për të marrë me të mirë perënditë për bollëk të të korrave.

Krishterimi përvetësoi këtë zakon pagan, duke i dhënë atij një vlerë shpirtërore dhe duke identifikuar në bojën e kuqe gjakun e Krishtit. Simbol i fitores mbi vdekjen është edhe drita e qirinjve që besimtarët i mbajnë të ndezur gjatë natës së Pashkës.

Duke pasur parasysh vlerën e pamasë njerëzore dhe shpirtërore të  festës së festave, në shekujt e parë të Krishterimit Ringjallja kremtohej çdo të diel.

Në vitin 325 pas Krishtit, me rastin e Këshillit të Nicea, Kisha e Krishterë (e cila nuk ishte akoma e ndarë në Kishë Katolike dhe Kishë Ortodokse, terma të hyra pas skizmës së 1054) vendosi për të festuar Pashkën vetëm një herë në vit, të dielën mbas hënës së parë të plotë të pranverës.

Pashka ortodokse dhe ajo katolike nuk përkojnë sepse Kisha Ortodokse ndjek kalendarin julian, bazuar mbi ciklin e stinëve dhe i shpallur nga Jul Cesari në vitin 46 para Krishtit, ndërsa Kisha Katolike ka adoptuar kalendarin gregorian, i dekretuar nga Papa Gregorio XIII në vitin 1582

Ceremonitë e kësaj dite të rëndësishme që kulmon një seri ritesh dhe ceremonish fetare që nga Kreshma, e më pas e Premtja e Zezë dhe Dita e Ringjalljes. Sipas kalendarit fetar, Pashkët kremtohen të dielën e parë pas fillimit të pranverës, apo të dielën e parë pas hënës së parë të plotë të muajit, që zakonisht kremtohen brenda 22 marsit dhe 25 prillit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.