Ortodoksëve të krishterë mëngjesi i sotëm i Buzmit iu filloi me këngë të fëmijëve kolendarë, një ditë para festës së madhe lindjes së Krishtit- Krishtlindja.
Tradicionalisht, festa do të shënohet me grumbullimin në Kishën Qendrore të “Shën Klimentit të Ohrit”, në Shkup. Kumbari i buzmit, Aleksandar Xhikovski do të marr qypin e buzmi, kurse priftërinjtë do të bekojnë naforën, çajin, rakinë dhe degët e buzmit, që kumbari dhe organizatori i këputën nga shpatet e Vodnos.
Festa para Kishës Qendrore, mbaron me pranim- dorëzimin e qypit dhe me ndarjen e pogaçes me monedhën e art, e cila konsiderohet se atij që do t’i bjerë do t’i sjellë fat gjatë gjithë vitit.