Anëtarët e Komisionit të arsimit, shkencës dhe sportit akoma lexojnë ndryshimet e ligjeve të arsimit. Pas dy pauzave, të komisionit të sotëm, deputetët arritën të shqyrtojnë vetëm ndryshimet e ligjeve të arsimit të mesëm dhe atë fillor, ndryshimi i statutit të Universitetit “Klimenti i Ohrit”, dhe zapnaa tek pika propozim- ligji për arsimtarët në shkollat fillore dhe të mesme.
Deputeti i PDSh-së, Bekim Fazliu nga Komisioni për Verifikimin e programeve në Fakultetin Pedagogjik të ketë përfaqësim të drejtë, përkatësisht në to të punësohen edhe shqiptar.
Po bëni maqedonizimin e arsimit dhe nuk respektoni përfaqësimin e drejtë- thotë Bekim Fazliu.
Ministri i arsimit , Abdylaqim Ademi shtoi se të punësuarit do të duhet të plotësojnë kriteret pa marr parasysh a janë shqiptarë ose maqedonas.
Ndryshimet e Ligjit për arsimin e lart janë pikë e fundit e rendit të ditës.