fbpx

Deputetët sot do t’i miratojnë ndryshimet kushtetuese

-

Propozim amendamentet për përkufizimin e martesës si bashkësi, vetëm në mes një burri dhe një gruaje,  themelimin e zonave ndërkombëtare financiare puna dhe organizimi i së cilave do të plotësojë me ligj dhe disa amendamente për ndryshime kushtetuese sot do të jenë temë debati para deputetëve të Kuvendit. Për tu miratuar amendamentet duhet të votojnë 82 deputetë.

Dy nga amendamentet kanë të bëjnë me vendimmarrjen pas padisë kushtetuese e dorëzuar nga person fizik ose juridik, si dhe mënyra e punës dhe procedurës së Gjykatës Kushtetuese rregullohen me ligji i cili miratohet me shumicë të dy të tretës. U propozua edhe amendamenti me të cilin parashihet që Qeveria të konfirmoi politikën fiskale të Maqedonisë në kuadër të rregullave fiskale dhe atë deficiti i buxhetit të mos guxojë të tejkalojë 3% të PBV-së, kurse borxhi publik të mos guxojë të  tejkaloj nivelin prej 60% PBV-së. Me këtë amendament parashihet që Qeveria të mundet vetëm në raste të jashtëzakonshme, të mund të përjashtojë rregulloren e konfirmuar fiskale he atë në rast katastrofave natyrore dhe tronditje eksterne, të cilat ndikojnë në cenimin e sigurisë nacional, shëndetit të njerëzve ose në rast të rënies të madhe të PBV-së reale.

Me propozim amendamentet parashihet riemërimi i Bankës Popullore të Maqedonisë në Banka e Republikës së Maqedonisë, Kuvendi të zgjedh dhe të shkarkojë revizorin kryesor, kurse Këshillin  Gjyqësor ta përbëjnë 15 anëtarë.

Në Komisionin e Kuvendit për çështje kushtetuese, amendamentet nuk përkrahu vetëm PDSh-ja.

Sot në Kuvend do të mbahen edhe dy  seanca plenare, e para është në ora 11, ku deputetëve do t’iu drejtohet Ilir Meta, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, kurse në seancën e dytë do të diskutohet për ndryshimet e propozim – Ligjit për kundërvajtje.

 

 

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.