Policia e Kumanovës, konfirmon vrasjen në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.
“Në orën 11:20 në rr. ‘Tode Mendoll’ në Lagjen e Trimave një person nga Kosova me armë të ftohtë ka gjuajtur drejt Riza R., i lindur në vitin 1944 dhe djalit të tij të lindur në vitin 1985. Rizai vdiq, kurse i biri Adnan R. për shkak të karakterit të lëndimeve është dërguar në Qendrën Emergjente në Shkup. SPB Kumanovë është në kërkim të personit nga Kosova. Hetimi ende po vazhdon dhe në këtë moment nuk mund të flasim për motivet e konfliktit e asgjë tjetër.”- deklaroi Valentina Nikolovska, zëdhënëse e SPB Kumanovë.
Jozyrtarisht, nga banorët e rrethinës mësohet se ky rast është mosmarrëveshje familjare. Personat ndaj të cilëve u gjuajt me armë janë familjarë të vajzës së shkurorëzuar nga ish-bashkëshorti nga Podujeva, Kosovë. Sipas banorëve, ish-bashkëshorti paraprakisht i ishte kërcënuar se në rast shkurorëzimi ky do t’i hakmerret me vrasje të njerëzve më të afërt. Andaj besohet se vrasësi është dhëndrri, ose të afërt të dhëndrrit kosovar.
Përndryshe ish-çifti janë prindër të një djali, 7 vjeçar