fbpx

Më shumë se 200 amendamente në debatin për rishikim të buxhetit

-

Vazhdimin e tretë të debatit të amandamenteve për ribalancin e Buxhetit për vitin 2015 duhet ta mbajë sot Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet.

Vazhdimin e dytë i debatit Komisioni e mbajti të shtunën. Janë parashtruar mbi dyqind amandamente dhe atë nga grupi i deputetëve të PDSH-së dhe deputetja e pavarur ROza Topuzova karevska.

Sipas zëvendëskryeminsitrit dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski, arsye për ribalancin e Buxhetit për vitin 2015 janë të ardhurat e realizuara më të larta të cilat me ribalancin derdhen në anën e shpenzimeve për politika, masa, aktivitte dhe projekte të cilat ishin paralajmëruar.

Sqaroi se nuk do të ketë shkurtim tek asnjë shfrytëzues buxhetor, por me ribalancin do të intensifikohet realizimi i më shumë projekteve, mes të cilave gazifikimi, ndërtimi i ujësjellësve dhe kanalizimeve, ndërtimi dhe rikonstruimi i shkollave dhe të ngjashme.

Me ribalancin e Buxhetit sigurohen edhe mjete plotësuese për masat dhe politikat në pjesën e mbrojtjes sociale të popullatës, posaçërisht për kategoritë e ndjeshme. Zëvendëskryeminsitri Stavreski pret që projektimet e parapara në ribalanc që ta luajnë rolin e vet dge të sigurojë komponentë zhvillimore dhe t’i mbrojë të gjitha kategoritë sociale.

Sipas rregullores së Kuvendit, debati në këtë trup amë duhet tëpërfundojë për dhjetë ditë pune, pas çka do të dërgohet në mbledhje plenare.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.