fbpx

Këtë sezon më shumë se 10.000 qytetarë me grip

-

­ Gjatë javës së shtatë të këtij vitit (prej 9 shkurtit e deri më 15 shkurt), në Republikën e Maqedonisë janë paraqitur 2.059 persona të rinj të sëmurë nga gripi/sëmundje të ngjashme të gripit, që paraqet rritjen e numrit të rasteve të regjistruara në krahasim me javën e kaluar për 24.6 për qind, kumtoi Instituti i Shëndetit Publik i Republikës së Maqedonisë. Numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi nga fillimi i sezonit 2014/2015 duke përfshirë edhe javën e gjashtë të vitit është 10.545 veta (MB 510.5/100.000 banorë). Në këtë periudhë nuk ka raste të regjistruara të vdekjes të asocuar me infektim me virusin e gripit. Persona të sëmurë në këtë sezon janë paraqitur në të gjitha njësitet e raportuara. Nuk ka të sëmurë të regjistruar vetëm në Berovë. Shpërndarja e të sëmurëve nga gripi sipas muajve tregon se numri më i madh i të sëmurëve në nivel mujor janë paraqitur në janar ­ 4.756 ose 45,1 për qind prej numrit të përgjithshëm të rasteve të regjistruara. Për dy javë në muajin shkurt, janë regjistruar 3.711 raste të gripit ose 35,2 për qind nga numri i përgjithshëm. Numri më i madh i të sëmurëve nga gripi sezonal gjatë këtij sezoni janë paraqitur në territorin e Qendrës për Shëndet Publik ­ Tetovë 1.805 (17.1 për qind). Një numër i madh i të sëmurëve janë regjistruar edhe në territoret e qendrave për shëndet publik në Shkup (1.747) në Kumanovë (1.498), dhe Prilep (785).

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.