fbpx

Më shumë se 1000 hektarë të vërshuara në Pellagoni

-

Më shumë se 1000 hektarë tokë pjellore sot është nën ujë në komunën Novaci të Pelagonisë pasi niveli i lumit Crna Reka në këtë pjesë sot në mëngjes arriti 4,84 metra të pabesueshëm. Mbrëmë komuna Novaci duhej të intervenoj në disa vende kritike nga ura e lumit Crna, tek manastiri “Presveta Bogorodica” e deri tek diga e “RKE Bitola”, prej ku kombinati furnizohet me ujë në rast zjarri, njofton kryetari i Novacit, Laze Kotevski. Gjithashtu, mbrojtje nga digat me tampon vendoset edhe tek shtëpitë më të rrezikuara në fshatrat Gneotinë, Algarcë të Poshtme dhe të Epërme si dhe në fshatin Novaci.

-Ujërat nga lumi Crna vijnë me intensitet të madh dhe tanimë situata është kritike në bregun e lumit, tek ura para fshatit Novaci, deri në atë shkallë saqë rreziku ishte I madh edhe tek diga e “RKE Bitola” prej ku kombinati furnizohet me ujë. Mbrëmë është intervenuar me mekanizim, vendoseshin tampon, mbushej bregu i lumit- thotë kryetari i Novacit, Kotevski.

Mbrëmë në këtë komunë terrein vëzhgoi edhe ministri i bujqësisë, Mihail Cvetkov, kështu që Kotevski thotë se kanë arritur marrëveshje që Qeveria të ndihmojë në pastrimin e lumit Crna me mekanizim, si shpëtim nga vërshimet.

-Të pastrohet shtrati i lumit Crna në gjatësi prej 50 km, në këtë Ministria e bujqësisë dhe ne, si pushtet lokal, e shohim rrugëdaljen nga vërshimet e shpeshta në fushat pjellore të Pelagonisë. Do të na dërgojnë dy makina, me të cilat do të punojnë ekipet e ndërmarrjes me ekonomizim të ujërave “Bitolsko Pole” – thotë Kotevski.

Gjithashtu, ministria dhe komuna kanë rënë dakord se do të jetë mirë qytetarëve t’u ofrohet mundësi që pa kompensim t’i presin drunjtë, të cilat janë rritur përgjatë Crna Rekës.

-Vegjetacioni i lumit Crna, por edhe i lumenjve tjerë më të vegjël është I madh dhe për këtë vendosëm që qytetarëve t’u lejojmë vet t’i presin drunjtë falas, vetëm që të na ndihmojnë në pastrimin e shtratit. Konsiderojmë se pa drunjtë e mëdha, derdhja e lumit Drna do të ishte më e madhe për 25%. Njëkohësisht, tanimë kemi qytetarë që kërkojnë të pastrojnë Eleshka Rekën- thotë Kotevski.

A.B

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.