fbpx

Popovska: Kjo është demonstrim arrogant i forcës dhe fut vendin në destabilizim të ri

-

Deputetët në Kuvend në mungesë të opozitës filluan debatin për propozimin e VMRO- DPMNE-së dhe BDI-së për shpërbërjen e Kuvendit.

Kundër këtij vendim që të jetë në rendin e ditës ishte deputetja Liljana Popovska dhe deputeti Pavle Trajanov. Pavle Trajanov tha se ky vendim është kundër Kushtetutës dhe se vendime të tilla duhet të miratohen në përputhje me të gjitha partitë politike, sidomos kur bëhet fjalë për marrëveshje politike.

Deputetja Liljana Popovska tha se është kundër shpërbërjes së Parlamentit në këtë mënyrë, pa opozitën “për të cilën të gjithë kanë luftuar që të kthehet në Kuvend dhe e cila është e rëndësishme për vendime të rëndësishme”.

Për Popovskën kjo është “arrogante, jokorrekte, joparimore dhe qon në një stabilizim tjetër në Maqedoni”. Deri më tani tetë deputetë janë paraqitur për diskutim të kësaj pike.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.