fbpx

Poposki: Çdo ditë ka qytetar të dëshpëruar nga BE

-

Greqia po tenton të fitoj kohë në bisedimet lidhur me emrin, vlerëson ministrin i jashtëm  i vendit Nikolla Poposki në intervistën për gazetën e Vjenës, “Di Prese”. Ai thotë se qeveria greke për momentin nuk është në mundësi të harxhoj energji në asgjë tjetër, përveç në zgjidhjen e krizës ekonomike.

“Është bast i rrezikshëm se Athina së shpejti do t’i përkushtohet zgjidhjes së kontestit me emrin. Me siguri ata do të tentojnë të fitojnë në kohë. Ata do të sigurohen se nuk ekziston proces efikas për zgjidhjen e emrit, në pajtim me emrin: Mos na pyetni a do ta ndryshojmë politikën tonë ndaj Maqedonisë sepse kemi brenga tjera e gjithashtu jemi të lidhur me politikën që deri dje e udhëhiqte qeveria e mëparshme- thotë shefi i diplomacisë maqedonase.

Lidhur me përmendoret në Shkup që ngjallin reagime negative tek fqinji jugor, Poposki thotë se më herët nuk kishim përmendore të tilla, por Greqia megjithatë na bllokonte.

“Asnjë komb nuk mundet figurat historike në Ballkan t’ia përshkruaj vetes. Kjo do të ishte më se paradoksale nëse dikush dëshiron ekskluzivitet të këtillë për figura që kanë jetuar para 2300 viteve. Kjo nuk do të kishte kuptim- deklaroi ministri Poposki.

Ai shton se para pavarësisë së Maqedonisë, Athina zyrtare nuk merrej me çështjen e emrit, por se më pas erdhi tek fushata e maqedonizimit në Greqi dhe fushata masovike kundër Maqedonisë.

“Strategjia prej asaj kohe ka ngelur e njëjtë, përfshirja e Maqedonisë në strukturat euro- atlantike të pengohet, me shpresë se vendi nuk do të mbijetoj- tha Poposki.

Shefi i diplomacisë thotë se nuk mund të bëhet krahasim mes Maqedonisë dhe Turqisë e cila gjithashtu ka bllokim në rrugën e euro- integrimeve. Se Rusia është alternative për Poposkin është një iluzion. Për Maqedoninë, shton ai, nuk ka zgjidhje tjetër përveç BE-së dhe NATO-s, por paralajmëron në pakënaqësinë në rritje në mesin e popullatës.

“Megjithatë, 85% e maqedonasve janë për anëtarësim në BE dhe NATO. Por, nga pikëpamja e qytetarit mesatar maqedonas ky proces nuk ka kredibilitet. Çfarëdo që të bëjnë Athina mund të na bllokoj. Çdo ditë shtohet numri i atyre që janë të dëshpëruar dhe që nuk besojnë më se Evropa qëndron pas vlerave që i përfaqëson: sundimin e të së drejtës, marrëdhënie korrekte dhe respektimin e identitetit të çdo populli, deklaroi Poposki.

I pyetur për akuzat e liderit opozitar Zoran Zaev për rastin “Puçi”, Poposki shpjegon se ai tenton t’i bind qytetarët se kryeministri qëndron pas përgjimeve ilegale.

“Por, është e çuditshme se Zaev ka publikuar vetëm regjistrime të bisedave nga zyrtarët e Qeverisë. Ai shkeli ligjin sepse ai që posedon material të regjistruar ilegalisht është dera e parë ku duhet të troket prokuroria publike. Nuk mund të ketë përgjigje tjetër për aferën përveç ajo që mund të vijë nga gjykatat, tha Poposki.

Puna e gjykatës, shtoi ai, është të vërtetoj nëse kjo ka dimension politik. Gjykata patjetër duhet të verifikoj autenticitetin e regjistrimeve e më pas edhe të përmbajtjeve. Qeveria, thotë Poposki, është e gatshme të përgjigjet ndaj çdo sjellje të pahijshme nëse dëshmohet dhe të kërkoj përgjegjësi.

“Zyra e prokurorit kërkon nga Komisioni Evropian të dërgoj ekspertë për mbikëqyrje të procedurës, njoftoi Poposki.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.