Dialogu aderues në nivel të lartë mes Maqedonisë dhe BE-së asnjëherë nuk është ndaluar. Ai zhvillohet njëjtë siç zhvillohet edhe reformat në të gjitha fushat që i mbulon, thotë ministri i jashtëm, Nikolla Poposki për “Radio Evropën e Lirë”.

Në pyetjen nëse është rrezikuar rekomandimi për hyrjen e Maqedonisë në BE, Poposki me përgjigje:

“Kuptohet se rekomandimi është rrezikuar. Maqedonia nuk do të filloj bisedime pa u pajtuar për këtë 28 vendet- anëtare të BE-së. Një prej tyre qartë ka treguar se cili është kushti. Mjegullimi i tillë i ardhmërisë evropiane nxit konflikt ndërsa gjithashtu edhe rrënon stimulin për betejë korrekte politike. Në mungesë të kësaj të dytës përmes grupit të madh të Kuvendit, punë e madhe u kryhet atyre që përpiqen të hiqet rekomandimi për bisedime”.