fbpx

Poposki- Kozias: Të tejkalohet pengesa dekadëshe e mosbesimit

-

Autoritetet maqedonase dhe ato greke, kanë arritur ujdi rreth 11 masave të mirëbesimit në lëmin e arsimit, ekonomisë, tregtisë, energjetikës, të cilat do të kontribuojnë në përforcimin e besimit mes Maqedonisë dhe Greqisë, kanë kumtuar shefat e diplomacisë së dy vendeve Nikolla Popovski dhe Nikos Kocias, pas një takimi në Shkup.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki, para gazetarëve tha se është kontraktuar një qasje e përbashkët aktive për dhënien e kontributit për tejkalimin e dallimeve në shpirtin e vlerave evropiane, megjithëse zgjidhje për çështjen e emrit akoma nuk ka.

“Sot nuk ka zgjidhje për këtë kontest, kjo është e sigurtë, por kemi një qasje e cila do të na mundësojë krijimin e një klimepër afrimin e dy vendeve. Problemi jonë më i madh është mungesa e besimit, veçanërisht në nivel politik, dhe kjo mungesë e besimit të ndërsjellë s’ka se si mos t’ju vendos në pozitë të vështirë për zgjidhjen e një problemi kaq të komplikuar. Greqia është pjesë përbërëse e të dyja këtyre familjeve dhe neve si shtet përt’u anëtarësuar na nevojitet pëlqimi i të gjitha vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së”, është shprehur Popovski.

Nga ana tjetër, shefi i diplomacisë greke Nikos Kocias, ka theksuar se Greqia është e interesuar që Maqedonia të bëhet pjesë e strukturave euroatlantike.

“Do të bëjmë gjithçka që është e mundur përtë ju ndihmuar në rrugën tuaj drejt BE-së . Besojmë se ekzistimi dhe stabiliteti i këtij vendi paraqet dhuratë për Ballkanin. Ekzistojnë dallime rreth çështjes së emrit, por për çdo problem ekziston dhe një zgjidhje”, është shprehur Kocias.

Ai është shprehur optimist për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e emrit, por ka kërkuar nga autoritetet e Shkupit që të shmangin çfarëdolloj përshtypje për keqkuptim.

“Çdokush ka të drejtë ruaj identitetin e vet, por mënyra përmes së cilës e shpreh atë, nuk duhet të krijojë përshtypje se bëhet fjalë për çfarëdo lloj keqpërdorimi”, ka theksuar Kocias.

Duke folur për irredentizmin nga pala maqedonase, vërejti se i beson qeverisë maqedonase se nuk ka pretendime territoriale, por në mënyrë indirekte foli për veprat e ish ministrit të jashtëm Antonio Milloshoski, siç ishte valëvitja e flamurit të Verginës në Olimp apo krijimi i hartave gjeografike me pjesë të Greqisë.

 

“Secili ka të drejtë të ketë identitetet të vetin. Por, nuk duhet mënyra si përdoret të krijoj përshtypje se do të ketë keqpërdorime të atij identiteti. Nëse një ish politikan ngre flamur në Olimp pa arsye, kjo është irredentizëm. Kur krijoni harta gjeografike që integrojnë pjesë të shtetit tjetër, kjo është irredentizëm” theksoi Kozias.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.