Maqedonia ballafaqohet me një problem të veçantë- fluksi i refugjatëve “nga vendet e BE-së” njoftoi shefi i diplomacisë maqedonase Nikolla Poposki gjatë konferencës në Vjenë.

Poposki njoftoi se deri para pak kohe, në Maqedonia për çdo ditë janë futur nga 4000 refugjatë ndërsa sipas vlerësimeve të fundit në periudhën e ardhshëm priten për çdo ditë në vend të hynë nga 3000 refugjatë.

Ministri i vendit theksoi nevojën për ndihmë financiare duke shtuar se 1 milion euro nuk janë të mjaftueshme.

Vërejtja e Poposkit vjen një ditë pasi KE ndau 1,5 milion euro ndihmë për Maqedoninë dhe Serbinë.

“Përderisa nuk ka përgjigje nga BE për këtë çështje, askush prej nesh nuk ndërton iluzion se çështja do të rregullohet. Inkurajon fakti që KE është e vetëdijshme për problemin” tha Poposki.

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daciq thotë se ndërtimi i mureve nuk është zgjidhje e problemit.

“Me vite thoshit se azilantët në BE vijnë përmes Serbisë dhe Maqedonisë, por ne s’mund të themi se refugjatët vijnë nga BE. Ju pyesim: Kur planifikoni të vendosni kontroll të qartë dhe si planifikoni t’i ndaloni që të vijnë. Nuk do t’i pengoni me miliona euro, sa planifikoni të jepni” tha Daciq.

Sipas Daciq, BE e cila dëshiron që Serbia dhe vendet e rajonit të krijojnë plan aksionar për refugjatët, “duhet së pari të bëjnë plan të tyre personal”.

“Pasi nuk keni plan aksionar në Evropë, ne patjetër duhet ta bartim barrën më të madhe, dhe jemi të vetëdijshëm për këtë” tha Daciq.

Shefi i diplomacisë serbe theksoi se konferenca për problemin me refugjatët është caktuar shumë vonë gjegjësisht për tetor.

“Është lehtë të krijohen probleme në pjesë tjera të botës ndërsa ne e paguajmë çmimin për këtë. Ne nuk kemi fajtorë për problemet në vendet nga ku vijnë refugjatët ndërsa për çdo ditë kufirin tonë e kalojnë nga 2000 persona” tha Daciq.