fbpx

Vërshimet në Tetovë kanë ndotur sistemet e ujit në Malin Sharr

-

Analizat e fundit të Qendrës për shëndet publik – Tetovë kanë treguar çrregullim bakteriologjik të ujësjellësve nëpër fshatrat e Malit Sharr. Ujë të pijshëm përveç në Neproshten dhe Leshok nuk kanë as vendbanimet rreth Malit Sharr.

Për shkak të situatës së këtillë, Ministria e shëndetësisë këshillon që të blihet ujë i paketuar, i zier apo i dezinfektuar për pije, për larjen e dhëmbëve, larjen dhe përgatitjen e ushqimit si dhe larjen e enëve. Rekomandojnë që mos të konsumohet ushqimi që ka qenë në kontakt me ujin e vërshimeve.

Është kryer edhe dezinfektim në rreth 25 mijë metër katrorë, në vazhdimësi jepen pilula për dezinfektim nëpër sistemet e ujit, thonë nga Ministria e shëndetësisë.

Nga Kryqi i kuq Tetovë thonë se çdo ditë e ndajnë ushqimin dhe ujin e dhuruar në viset e prekura.

“Përveç ujë dhe ushqim, banorët e viseve të prekura kanë nevojë për higjienë personale, preparate për dezinfektim, por edhe rroba dhe qebe. Për këtë, apeloj tek të gjithë persona fizik e juridik, nëse kanë mundësi, të dhuron gjëra të këtilla në depon e Kryqit të kuq në Tetovë çdo ditë prej orë 10 deri 18” deklaroi Qatip Besimi, kryetari i Kryqit të kuq- Tetovë.

Rruga rajonale Tetovë- Jazhincë, që pas vërshimeve ishte bllokuar plotësisht tek fshati Poroj, është i kalueshëm për trafik. Në këtë aks rrugor mund të vërehen ndërprerje të shkurtra për shkak të pastrimit të shtratit të “Porojska Reka” që kalon nën rrugë.

Z.D

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.