fbpx

Policia hap kufirin – 4000 refugjatë vërshuan Gjevgjelinë

-

Disa orë pasi refugjatët disa herë kaluan kordonin policor dhe me dhunë janë futur në Maqedoni, thuajse të gjithë refugjatët tjerë që ishin të ngujuar në zonën kufitare me Greqinë janë lëshuar në vend, njoftojnë aktivistët për të drejtat e njeriut dhe agjencitë botërore. Prapa gardhit, në pjesën mes dy shteteve kanë ngelur edhe rreth 200 persona.

Sipas informacioneve nga terreni, rreth 4000 refugjatë e kanë kaluar kufirin. Disa me taksi dhe autobusë e kanë vazhduar rrugën e tyre drejt kufirit me Serbinë, por shumica janë drejtuar kah stacioni hekurudhor në Gjevgjeli, ku e presin trenin i cili do t’i çoj në kufirin verior.

Tani për tani nuk dihet pse qeveria e ka ndryshuar politikën i ka hapur kufijtë ndërsa mediumet e huaja shkruajnë se autoritetet nuk janë të kapshëm për kurrfarë komenti lidhur me këtë çështje.

Jasmin Rexhepi, kryetari i OJQ-së “Legis” i cili iu ndihmon refugjatëve në profilin e tij në Facebook shkroi se është i tronditur nga ngjarjet e fundit.

“Në mënyrë masovike i dërgojnë me autobusë, minibusë dhe furgonë deri në Tabanocë. Të uritur dhe të lagur do të ngrijnë në kufirin verior. A ky është plani human i Qeverisë? A dëshiron të përfitoj me vuajtjet e refugjatëve? Turp” shkroi Rexhepi.

Organizatat lokale dhe ndërkombëtare pa profit kritikuan policinë maqedonase për përdorimin e shok- bombave dhe gazit lotsjellës ndaj refugjatëve.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.