fbpx

Policia shpërbën grupin e  protestuesve  dhe i ndejk nëpër rrugica

-

Siç  raporton reporteri ynë  policia ka ngushtuar rrethin e protestuesve prej para Qeverisë kah Parku i qytetit dhe bulevardit “Partizanski Odredi”. Një grup  protestuesish bllokuan udhëkryqin te Kisha Qendrore, pastaj  u drejtuan nëpër bulevard dhe nëpër rrugica. Ndërkaq policia përdor forcën dhe arreston. Dhunës së policisë protestuesit i përgjigjen me hedhjen e gurëve, shisheve prej xhami dhe ndezjen e kontejnerëve.

Më së paku janë arrestuar 3 persona,  njëri prej të cilëve anëtar i lëvizjes “Lenka”. Ata u munduam me ndjekje të rezistojnë, por policët i ngritën me dhunë dhe pastrojnë platonë dhe rrugën para Qeverisë.

Disa media informojnë se disa protestues  kanë marrë lëndime të rënda dhe disa të tjerë lëndime më të lehta.

Topat  me ujë janë pas kodonit të policës i cili ngushton rrethin e protestuesve numri i të cilëve dukshëm është ulur.

Disa orë grup i madh i qytetarëve të revoltuar nga fshehja e vrasjes së Martin Neshkovskit protestouan para Qeverisë duke brohoritur “Vrasës”, “Mjaft heshtëm”, “Kë mbroni”, “Dorëheqje”, “Nuk jemi të gjorë”, “Dil Nikolla”, “Nuk ka Sasho- ka qetësi”, “Do të jepni llogari”.

Në një moment të caktuar kaluan kordonin policor dhe u nisën drejt Qeverisë.

Në grupin që tentoi të hyj në Qeveri dhe të bisedoj për regjistrimet ishin edhe vëllai dhe nëna e Neshkovskit.

Siç njofton reporteri i “Meta-s” protestuesit i kanë lëshuar në gjysmë- shtize flamujt para Qeverisë dhe kanë filluar të gjuajnë me vezë, molla dhe balonë me ujë.

Njësitet speciale të policisë për momentin kanë bllokuar hyrjen drejt qeverisë, që grupi i revoltuar të mos të hyj brenda.

Numri i qytetarëve të mbledhur para qeverisë rritet ndërsa gjithashtu po rritet numri i pjesëtarëve policor.

Gazetarëve të cilët raportonin nga konferenca e shtypit të ministres Gordana Jankulloska nuk u lejua të dalin nga hyrja kryesore, por ishin të detyruar të largohen nga garazhi nëntokësorë.

 Në fillim protestuesit shkurtimisht kanë kaluar kordonin e policës dhe janë drejtuar drejt Qeverisë.

Në grupin që u përpoq të hyjë në godinën e Qeverisë ishte nëna dhe vëllai i Neshkovksit.

Në protestë janë përfshirë edhe nga plenumet. Janë paraqitur edhe grupe me flamuj shqiptar. Ata lidhën flamurin shqiptar me atë maqedonas.

Nuk ka paralajmërime deri kur mund të zgjat protesta ndërsa pjesëmarrësit brohoritin “Nuk largohemi”.

Në protestë janë lëshuar edhe audio regjistrimet nga “bomba” e sotme në lidhje me vrasjen e djaloshit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.