Prokuroria publike themelore, për krim të organizuar dhe korrupsion deri tek Gjykata themelore Shkupi 1 në Shkup, sot dorëzoi akt gjyqësorë kundër Zoran Zaev, liderit opozitar i cili ngarkohet për dhunë kundër përfaqësuesve të organeve më të larta shtetërore.
Prokuroria ka ngritur akt gjyqësorë edhe për katër të dyshuarit tjerë në këtë rast.
I dyshuari i parë gjegjësisht ish anëtari i kundër- zbulimit, Zoran Verushevski ngarkohet për përgjim të paautorizuar dhe regjistrim tonik, spiunim dhe dhunë ndaj përfaqësuesve të organeve më të larta të shtetit. Bashkëshortja e Verushevskit, Sonja akuzohet për spiunim ndërsa tre të tjerët për përgjim të paautorizuar dhe regjistrim tonik si dhe dhunë ndaj përfaqësuesve të organeve më të larta të shtetit.