fbpx

Fillon fushata “Verë pa zjarre”

-

Pjesëtarët e policisë sot në kuadër të projektit ‘Verë pa Zjarre’ u ndanë qytetarëve materiale informuese lidhur me mbrojtjen e natyrës nga zjarret. Sipas policisë, ky projekt ka për qëllim informimin e qytetarëve për rreziqet e shkaktuara nga zjarret dhe si të kujdesemi për ruajtjen e sipërfaqeve të gjelbra pyjore, përforcimin e besimit dhe bashkëpunimit mes policisë dhe qytetarëve.

“Kjo fushatë po realizohet tashmë prej 7 vitesh edhe atë gjatë sezonit të verës gjatë muajve, qershor, korrik dhe gusht. Ajo që dëshirojmë të arrijmë përmes kësaj fushate është që të rrisim vetëdijen tek qytetarët pasi të dhënat statistikore tregojnë se faktori njeri shpesh herë me pakujdesinë e tij dinë të jetë shkaktar i zjarreve nëpër pyjet tona apo hapësirat e gjelbra që gjenden në qytetin tonë”, tha Biljana Milevska, Shefe e Departamentit për preventive SPB-Shkup.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.