Filluan përgatitjet për zbatimin e referendumit në Qendër

-

Andrej Zhernovski, kryetari i Komunës Qendër sot deri në Komisionin zgjedhor shtetërorë dhe ai komunal ka dërguar kërkesë për zbatimin e referendumit për Qendrën tregtare të qytetit. Në kërkesë shkruan se KZSH dhe KZK duhet ta përgatitin dhe zbatojnë referendumin në pajtueshmëri me rregullativën ligjore. Nga komuna thonë se do t’i sigurojnë të gjitha teknikat e nevojshme, hapësirat dhe kushtet tjera për punë.

Rreth detajeve për zbatimin e referendumit, kryetari Zhernovski nesër dhe pasnesër do të takohet me kryetarin e KZSH Nikolla Rilkovski dhe me drejtorin e Asociacionit qytetare “MOST”, Darko Aleksov.

Referendumi do të mbahet më 26 prill në Komunën Qendër. Qytetarët duhet të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për atë që të mbahet pamja aktuale autentike e fasadës së QTQ-së në Shkup?

Votimi do të rrethohet me fjalën “për” ose “kundër”.

Vendimi për referendumin do të konsiderohet si i miratuar nëse në të janë deklaruar shumica nga numri i përgjithshëm i qytetarëve që kanë votuar, nëse kanë votuar më shumë se gjysma e tyre të regjistruar në regjistrin e listës zgjedhore në komunën qendër. Vendimi i sjellë në referendum është obligativ.

Nëse në referendum sillet vendim se duhet të mbahet pamja autentike e QTQ-së, Këshilli i komunës Qendër është e obliguar, në afat prej 60 ditëve pas publikimit të rezultateve të sjell vendim për konfirmimin e pamjes së fasadës së QTQ-së.

Hulumtim: Mbështetja e aktivizimit në kohë krize, resurset për Ballkanin Perëndimor

Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida...

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Vuçiç hedh poshtë pretendimet se Serbia do të pushtojë Kosovën e Veriut

Nga Barbara Halla- Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili...

Shteti Bektashi, një histori pa histori

Nga Ben Andoni Më 21 shtator, në faqet e gazetës së njohur amerikane “New York Times”, do të shfaqej një artikull me titullin “Shqipëria planifikon një Shtet të ri mysliman brenda kryeytetit...