fbpx

Vdes 10-vjeçari nga plumbi qorr

-

Përpos vrasjes së dyfishtë e cila tronditi vendin mëngjesin e sotëm, mësohet se një vrasje ka ndodhur edhe në Gostivar. Një fëmijë i moshës dhjetë vjeçare është goditur nga një plumb qorr, i cili më vonë është dërguar për kurim në spital, mirëpo fatkeqësisht, nuk ka arritur të ju mbijetoj plagëve.

“Informacionin tani për tani askush nuk e vërteton zyrtarisht, përpos burimeve tona në Qendrën Klinike ‘Nëna Terezë’, të cilët informojnë se prindërit e kanë sjellë fëmijën në Shkup duke menduar se është sëmurë”, shkruan “NovaMakedonija”.

Më vonë, pas intervenimit të mjekëve është vërtetuar se ai me siguri është goditur nga një plumb qorr ndërsa edhe përskaj intervenimit disa orësh nga ana e mjekëve nuk ka arritur të ju shpëtoj plagëve.

Pritet që të ketë konfirmim zyrtarë edhe nga MPB-ja.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.